By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Skandaloze, BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Skandaloze, BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Përditësimi i fundit: December 5, 2022 4:29 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Europian sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

- Advertisement -

Në raport konstatohet se të gjitha vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, raporti që fokusohet në veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar për të siguruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave, për vendet e caktuara ka edhe disa vërejtje.

Një vërejtje i është bërë Maqedonisë së Veriut që s’i ka përshtatur politikat e vizave me atë të BE-së, duke ia lejuar hyrjen edhe shtetasve të Kosovës.

“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për hyrje në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botswana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi”.

Për më tepër, KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të ketë vëmendje të shtuar për këtë kërkesë në lidhje me “vendet e treta”.

“Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet që u kërkohen viza duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores për viza, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në”, thuhet në raport.

Po të njëjtën vërejtje nga Komisioni Europian e ka marrë edhe Mali i Zi që lejon qytetarët fqinjë të Kosovës të hyjnë pa viza “krejt vitin”.

“Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e tij mbi vizat me listën e vendeve që u kërkohen viza nga BE-ja. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër. Për disa nacionalitete, përjashtimet janë sezonale dhe – për të tjera – ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit”.

Ndër shqetësimet e KE-së është edhe migracioni që vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të përjashtuara nga regjimi i vizave.

“Të gjitha vendet vazhduan të merrnin masa për të adresuar migracionin e parregullt. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme”.

KE thotë se përafrimi me politikën e vizave të BE-së është thelbësore për funksionimin e mirë të regjimit pa viza me BE-në.

“Mungesa e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së mund të çojë në rritjen e ardhjeve të parregullta dhe duhet të trajtohet si një çështje prioritare në të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq, në anën tjetër, Procesi i Berlinit i bën jehonë lëvizjes së lirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në samitin e fundit, të mbajtur në Berlin, u nënshkrua marrëveshja që qytetarët e gjashtë vendeve të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime, e cila nënkuptoi edhe lëvizjen e lirë mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës, të cilëve iu desh viza për udhëtim./Gazeta Express/

Haziri: Sonte konfirmohen 11 të shëruar në Gjilan, shuhet infeksioni në komunën tonë
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, gjendet një grua pa shenja jete
Bomba që shpërtheu në Lagjen e Boshnjakëve u hodh nga një veturë në lëvizje
Vala e dytë do të jetë më e gjatë – Paralajmërimi i OBSH-së
Ahmet Isufi thotë se me AAK’në në Qeveri, 1 miliard euro do të destinohen për rimëkëmbjen ekonomike
Artikulli i mëparshëm Rritet çmimi i energjisë elektrike në bursë, paralajmërohet dimër i vështirë
Artikulli tjetër E kërcënoi në TV pas debatit për Xhakën, Liridon Leci e padit Zana Avdiun

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.