Policia njofton se në fshatin Zhegër të Gjilanit dy të dyshuar meshkuj shqiptarë duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunj duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Njëri prej tyre është ndaluar dhe me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Plus Tv.