Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja.
“Historia e Ballkanit është e njohur dhe nuk ka ndodhur në këtë histori që asnjëherë që të bëhet ndryshim kufijsh pa tragjedi civile, pa humbje jetësh deri te luftërat e tmerrshme. Jemi dëshmitarë se çka ka ndodhur me shpërbërjen e dhunshme të ish-Jugosllavisë”, ka thënë Hyseni, të shtunën, për Gazetën Express.
Këto komente ish-kryediplomati i ka bërë pas riaktualizimit të idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nga mediat por që është vlerësua si spekullim nga zyrtarë të qeverisë.