Në kohën kur çmimet e shumë artikujve kryesorë kanë shënuar rritje, Ligji i Pagave po shihet si një mundësi e mirë për të ndihmuar qytetarët. Ky Ligj ishte premtuar se do të shkojë në Kuvend për miratim në muajin mars, gjë që nuk ka ndodhur. Madje, pikërisht për këtë ka pasur reagime dhe debate të ashpra si nga opozita ashtu edhe nga sindikatat.
Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, tha se Ligji i pagave duhet të miratohet sa më shpejt nga Kuvendi i Kosovës.
“Çdo vonesë në miratimin e Ligjit të pagave mund të ketë pasoja negative për Kosovën, pra është nevojë urgjente për shkak të rrethanave të reja, që kanë të bëjnë edhe me agresionin rus në Ukrainë, si dhe ndikimin në rritjen e çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai.
Sipas tij është e pa arsyeshme çdo zhagitje që ka të bëj me Ligjin e pagave.
“Qeveria e Kosovës ka shumicën në Kuvend dhe nuk duhet të ketë arsyetime. Pra Ligji është nevojë për të gjitha kategoritë, pra ai ligj prek të gjithë të punësuar në sektorin publik”, theksoi ai.
Profesor Skenderi foli edhe për Marrëveshjen e MSA-së.
“Për këto vite Kosova ka përfituar në disa aspekte. Kosova duhet sa më shpejt të ec drejt integrimeve evropiane”, tha ai sot në RTK.