Kur problemet janë të papërballueshme dhe prekin gjithsecilin, vie në funksion nevoja për ndryshime.
Ndryshimet janë domosdoshmëri kur sistemi qeverisës është jo progresist, e tillë është situata në Viti.
Kryetari Arsim Ademi dhe deputetja Mirlinda Sadiku bashkë me kandidatët për asamble; Nuredin Lutfiu dhe Shkurte Sadiku bashkëbiseduan për problemet e shumta me banorët e Fshatit Skifteraj.
Ky lokalitet vazhdon mos me qenë në kuadër të investimeve komunale, edhe ato punë minimale që janë bërë, janë jashtë çdo standarti profesional.
E kryetari Arsim Ademi, u zotua se me ardhjen e tij në krye të komunës, do t’i trajtoj të gjithë me dinjitet, veçanërisht do t’i kushtoj rëndësi fushës së bujqësisë, për çka një pjesë e programit disponon me komponente të kësaj fushe.
Bashkë qeverisim për Vitinë.