Në dakordim mes kryesive të klubeve dhe organeve të Federatës u njoftuam se është paraqitur dhe aprovuar kërkesa që derbi i rradhës i qytetit tonë do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”
Vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë për arsye të ndryshme ndaj këtij vendimi dhe ne nuk jemi fajtor për ata që Prishtinën e kanë me viza ,prandaj në vend të kësaj ne zgjedhim të ju ftojmë që bashkarisht ti tregojmë edhe njëherë opinionit vendor dhe ndërkombtarë më të mirën që gëzon superliga e Kosovës.
Kjo le të shërbej për të shpërfaqur nevojën e madhe të përfundimit të punimeve në stadiumin e qytetit sa më shpejtë të jetë e mundur.
Për detajet e spektaklit që do të dhurojmë në Prishtinë do të ju njoftojmë nderkohë, mjafton të rezervoni vikendin për të qenë prezent.