Nëse ka një shembull që duhet marrë për mësim është ai i “Skifterave” të Gjilanit. Paraqitjes së mirë në derbi ndaj rivalit të përbetuar Dritës ia shton edhe më shumë hijeshinë organizimi i tyre për të mbledhur mbeturina e hedhura në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku ishin të vendosur armata kuqebardh, raporton Gazetasheshi.com.
Tifo grupi gjilanas ka dhënë një mesazh fantastik pas duelit të së dieles, i cili përfundoi me rezultatin më të padëshiruar 0-0.
Mbetjet nga koreografia e tyre dhe gjësendet e hedhura gjatë ndeshjes u pastruan në fundin e ndeshjes nga një grup i organizuar tifozësh.
Me të vërtetë një gjest që nuk do shumë koment, por sensibilizim që të gjithë të ndjekin këtë rrugë.
Më poshtë ua sjell disa pamje nga ky aksion, ku shihet se ‘Skifterat’ kanë pastruar shkallët në tribunën veriore të stadiumit.
Foto: Tifo grupi “Skifterat” duke pastruar tribunën veriore pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Drita