Tifo-grupi “Skifterat” ka treguar edhe këtë vit shpirtin e solidaritetit dhe humanizmit, duke organizuar një aksion për të ndihmuar familjet në nevojë në Gjilan dhe rrethinë, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
Me mbështetjen e anëtarëve dhe qytetarëve të Gjilanit, ata kanë rinovuar plotësisht shtëpinë e një familjeje në Llabjan dhe kanë siguruar ndihma ushqimore për dhjetë familje, secila në vlerë prej 200 eurosh. Ky gjest tregon përkushtimin dhe vlerat që “Skifterat” përfaqësojnë në komunitet./Radio Star /