Tifogrupi i Sport Club “Gjilani”, “Skifterat” e kanë kujtuar ish-presidentin legjendar të klubit, Shukri Sylejmanin në një-vjetorin e vdekjes.
Sylejmani ishte ndër figurat që kishte dhënë shumë për klubin “kuqebardhë” në kohën kur futbolli ynë nuk ka qenë i pranuar në UEFA dhe FIFA.
“Skifterat” e kujtojnë atë si president legjendar, ndërsa i kanë kushtuar edhe një shkrim emocional në faqen zyrtare.
Postimi pa ndërhyrje i “Skifterave”
Sot u bë 1 vit i ndarjes nga jeta të presidentit legjendar Shukri Sylejmani.
Një jetë dedikuar zhvillimit të futbollit dhe sportit në tërësi.
Veprën dhe kontributin e Shukës me nder e mburrje do ta kujtojmë përherë, ai përbën shembullin e dashurisë dhe sakrificës përtej mundsive për klubin e zemrës.
Zoti e mëshiroftë.