Tifozët e SC Gjilanit, të njohur si ‘Skifterat’, kanë përkujtuar sot tifozin e tyre të ndjerë, Engjull Smërqakun, i cili ndërroi jetë katër vite më parë.
Në një postim në ‘Facebook’, ata shprehën dhimbjen dhe indinjatën e tyre për faktin që dorasi, i cili akuzohet për vrasjen e Engjullit, ende gjendet në arrati.
Tifozët kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar se katër vite pas ngjarjes tragjike, ende nuk është bërë asgjë për të çuar përpara hetimet. Thirrja e tyre mbetet e qartë autoritetet duhet të veprojnë dhe t’i japin fund pritjes për drejtësi për Engjull Smërqakun.