Kanë kaluar mbi një muaj nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, për pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive, shkak koronavirusi.
Gjatë kësaj kohe është bërë thirrje për vetëdijesim të qytetarëve që të luftohet në mënyrë efikase ky virus, shkruan Gazeta Sheshi.
Edhe tifozët e klubeve kanë marrë iniciativa të ndryshme për t’i dalë në ndihmë personave në nevojë në këtë kohë të vështirë.
Kurse, së fundi, tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, kanë prodhuar edhe maskat me logon e tyre për t’u mbrojtur nga ky virus.
Për më shumë shikoni fotografinë më poshtë të maskave: /Gazeta Sheshi/