Gjate gjithe javes e tere Kosova mendoi se zgjimi i nje qyteti do te dhuronte spektakel ne fushe dhe ne tribina po na doli te ishte farse.
Nikoqiret deshmuan se ata dhe organizimi i nje ndeshje eshte larg me mentalitetin sportiv.
Qysh ne fillim nuk ishte siguruar hapesira per musafir ndersa nga tribina VIP dhe hapesira e gazetareve ishin vendosur anetaret e ultras vuvuzelave qe per detyre kishin te hudhnin mjete piroteknike dhe gjithçka qe u vinte ne dore ne drejtim te Skifterave.
Sikur kjo te mos mjaftonte ketyre veprime e iu bashkangjiten te gjithe te pranishmt qe ne mase te madhe lenduan njeri tjetrin me gjesende te hedhura.Pjesa tjeter qe ndodhi ne fushe nuk do koment, bashke fyerjet dhe ofendimet ne kor nga 5000 te pranishmit per disa momente Gjakova ngjante ne enklave serbe te cilet dukej se kishin kultivuar urrejtje ne me shume se nje dekade per ne.
Perfundimisht pas lendimit te Haxhimuses organet e rendit kerkuan nga ne te lironim tribinen duke na shoqeruar jashte stadiumit ne nje objekt te afert.
I gjithe ky spektakel turpi ndodhi para syve te fytyrave me eminente te qytetit te tyre dhe me e çuditshja mbi te gjitha ishte se nga 5000 te pranishmit asnje burre nuk doli te bej thirre te mos hudheshin gjesende ne fushe dhe drejt nesh.Hakmarrja qe nder vite kerkuan nuk na zmbrapsi dhe ne po kthehemi ne shtepi pa asnje therre ne kembe plot nder e krenari.
Organeve te policise u bejme thirrje ti liroj te arrestuarit sepse iu duhet kohe te kuptojn qe mentaliteti tifozerik nuk perbehet nga hudhja e gureve dhe gjesendeve te forta.