Jemi në javën e dytë nga pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive nga Qeveria e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Kurse, në vendin tonë numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar mbi 60, shkruan Gazeta Sheshi.
Së fundi, tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, kanë shpërndarë miell dhe artikuj tjerë bazikë për dhjetë sofra skamnore.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
“Politika për vete – Populli për popullin”
Sot po shpërndajmë miell dhe artikuj tjerë bazik për dhjetë sofra skamnore me shpresë që këto kohë të vështira të zbutim sadopak gjendjen e rënduar të familjeve në nevojë!!
Ripërsëritim apelin tonë për të gjitha grupimet tifozerike, organizatat humanitare, subjektet biznesore dhe grupet e ndryshme të gjenden pranë jetimëve, të varfërve dhe të sëmurëve për ta bërë më të lehtë tejkalimin e gjendjes nëpër tē cilën po kalon populli jonë!
Falënderojmë antarët tanë për kontributin në këtë iniciativë! /Gazeta Sheshi/