Në ditën e dytë të shënimit të vitit jubilar të themelimit, tifo grupi “Skifterat” e Gjilanit kanë bërë nderime pranë varrëve të dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.
Një grup i tyre i filluan homazhet në Kompleksin e varrezave në Gjilan, për të vazhduar me varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe Koshare.
Në ditën e tretë të manifestimit, “Skifterat” do të zhvillojnë turnir futbolli mes disa klubeve të tifozëve dhe lojtarëve veteranë të Gjilanit.
Ndërsa, në ditën e katërt do të jetë një aktivitet humanitarë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Në ditën e pestë, “Skifterat” e përmbyllin festën me manifestimin qëndror, mbrëmjen muzikore në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.