Si pasojë e grevës, në të cilën që nga e mërkura kanë hyrë punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në nivel të vendi duke kërkuar rritje të pagave, në Gjykatën Themelore në Gjilan kanë dështuar të mbahen mbi 29 seanca gjyqësore.
Zëdhënësi i kësaj gjykate ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, se në këtë gjykatë vetëm në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe atë të Përgjithshëm janë anuluar 29 seanca gjyqësore.
“Ju njoftojë që në Gjykatën Themelore të Gjilanit, nuk janë mbajtur 29 seanca gjyqësore të Departamentit Krimeve të Rënda dhe Departamentit të Përgjithshëm”, ka thënë Shkodra.Në bazë të një njoftimi të vendosur para gjykatës, nga greva përjashtohen rastet emergjente dhe do të pranohen rastet e sjella nga Posta.Të gjithë stafi administrative ishin mbledhur në sallën e madhe të kësaj gjykate dhe gjatë tërë ditës kanë qëndruar në atë vend.
Zyrtarët administrativ janë njoftuar se greva do të filloj çdo ditë në ora 08:00, ndërsa e njëjta është në kohë të pacaktuar, deri sa ë plotësohen kërkesat e tyre.Ndryshe, gjatë kësaj të mërkure në këtë gjykatë janë anuluar shumë gjykime.Në Gjilan, po ashtu ka dështuar edhe seanca tjetra.