Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll sot ka marrë një tjetër dimension emocional.
Para nisjes së ndeshjeve, skuadrat pjesëmarrëse janë bashkuar në një gjest solidariteti, duke shfaqur pankarta në mbështetje të futbollistit të Gjilanit, Oltin Bilalli, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në repartin intensiv në Prishtinë.