Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe bucketa fituese për ndërtimin e statujës së tij.
Pas zbulimit bucketa fituese ka marrë kritika të shumta, shkruan Radio Star.
Së fundi, skulptori i njohur nga qyteti i Ferizaj, Agon Qosa, ka reaguar në lidhje me tenderimin e kësaj skulpture.
Qosaj nuk ka marrë pjesë për shkak të paqartësive të tenderit dhe për shkak të çmimit të ulët.
“Shumë persona kanë kërkuar nga unë qe ta punoj skulpturën për Vokrrin, por nuk kam konkurruar shkaku i paqartësive në tender dhe për shkak që nuk kam mundur t’i mbuloj shpenzimet e skulpturës.
Vlen të përmendet që Qosa është punuesi i skulpturës së Agim Ramadanit në qytetin e Gjilanit. /Radio Star/