Sllamniku : Sot po punohet nën moton: “Vazhdojm’ me punët e hajrit” !!!
Në Gjilan. 50 metra largë shkollës fillore dhe gadimores “Abaz Ajeti” në anën e kundërt të rrugës ndërtohen banesa private.
Mirë fort.
Por vinçi I cili sillet andej e këndej, perimetrin e ka mu mbi rrugën Gjilan-Preshevë dhe rrugën e cila e lidhë qendrën e qytetit me lagjen më të madhe periferike të qytetit, atë të Qenar Qeshmes apo Arbëria.
Mijëra kalimtar, qindra flloristë të shkollës, dhjetra vetura në minutë.
Në Gjilan nuk vdesin vetëm punëtorët nëpër vendndërtime por vendndërtimet janë edhe kërcënues serioz të jetëve të njerëzve kalimtar të rastit.
P.S. nëse ju kujtohet një vinç I njejtë përballë ETCsë pati mbetur varrur mbi rrugë dhe asokohe si aktivist politik patëm kërkuar eleminimin e tij dhe qeverisja e z. Mustafa e mirë apo e keqe, pati intervenuar menjëherë dhe brenda 2 ditësh e patën çmonuar një rrezik disa tonësh peshë që rrinte varrur mbi kalimtarët e rastit.
Ndërsa sot po punohet nën moton: “Vazhdojm’ me punët e hajrit” !!!