Arne Slot do të bëhet së shpejti trajner i Liverpoolit, duke zëvendësuar Jurgen Kloppin, që për të sot sfida ndaj Wolves do të jetë e fundit.
Slot tashmë ka zyrtarizuar largimin nga Feyenoord dhe bashkimin me anglezët.
Në videon e tij lamtumirëse në drejtim të Feyeenordit, Slot përvec që falenderoi tifozët dhe bordin e klubit për momentet që kishin kaluar së bashku, ai përmendi ekipin kosovar të Dritës.
“From Drita to Tirana”, ishin fjalët e Slot duke kujtuar kohën kur ekipi i tij u përball me Dritën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar 0:0 ndërsa në Holandë kishte fituar Feyenoordi 3:2.