Një ditë para ndeshjes së 15-të kampionale FC Prishtina – FC DRITA, skuadra gjilanase mbajti konferencë për media me kryetrajnerin, Akis Vavalis dhe futbollisti, Florjan Smakiqi.
Portieri i skuadrës gjilanase Florijan Smakiqi, ka thënë se fitorja është synimi i vetëm në ndeshjen e nesërme.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, jemi përgatitur mjaft mirë besoj që do të shënojmë fitore. E imja dhe e bashkëlojtarëve është vetëm të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Smakiqi