Shkruan Nuhi Nuhiu
S’mund ta harrojmë 14 prillin 1999! Vitet ikin, por plagët nuk shërohen lehtë! Por, edhe nëse shërohen ato s’mund të harrohen! Më 13 prill 1999, në Përlepnicë erdhën tre oficer të ushtrisë serbe, dhe na njoftuan se nesër me 14 prill në ora 8.00 duhet të shpërngulemi! Ne kërkuam arsyen, ata na thanë se është urdhër nga shtabi i ushtrisë serbe! Arsyetimi, i tyre ishte sepse NATO do ta bombardon pendën! Por, ne në krye me imamin e xhamisë Avdylhakim Shaqiri, kërkuam përcjellje, ndryshe nuk do të lëvizim nga Përlepnica! Oficerët serb, për këtë kërkesë, pas 4 orëve na njoftuan se do të kem përcjellje, deri në kufi! Kështu me 14 prill 1999, në ora 8.00 kolona u nis dhe të Bunari i Rushitit, na u bashkuan edhe të shpërngulurit nga fshatrat Kosaq e Poshtme dhe e Epërme!
Tani kolona kishte mbi 2500 qytetar, si dhe 15 familje me 70 anëtar refugjatë nga Drenica, të cilët ishin të strehuar në Përlepnicë nga viti 1998! Ne duke dalur, ushtria dhe paramilitarët serb, filluan të shkonin në Përlepnicë!
Kolonën, e ndalën në qendër të qytetit në Gjilan mbi një orë! Kështu vazhduam rrugën, dhe në Radivojcë hasëm në paramilitaret e Arkanit, ku u rrahëm nga ta!
Posa mbërritëm në malin e Doganajve, polici që na përcillte e ndalin kolonën, dhe u kthye për Gjilan! Kolona mbeti në rrugë, dhe në të gjitha anët e rrugës, ishin të mbushura me paramilitar! Kolona, këtu qëndroi mbi 4 orë! Edhe këtu filluan rrahjet e maltretimet, derisa kolona qëndronte në mal, nuk lejonin askush të dal nga automjetet!
Por, fal Kimistit të diplomuar Rexhep Mehmetit, i cili rrezikoj jetën dhe mori rrugën për në doganën e Glloboçicës! Atje e njoftoi oficerët serb, se kemi mbetur të ngujuar në mes të malit, një kolonë me mbi 2500 qytetarë !
Me lejen e tyre, më pastaj ne vazhduam rrugën për Glloboçicë! Ne në Glloboçicë, kemi mbërri në ora 18,00 ku edhe filloi të bie terri, nga Përlepnica deri në Glloboçicë kemi bërë mbi 10 orë udhëtim…..!!!!!!!
Duke kaluar në zonën neutrale, në doganë të Glloboçicës të gjitha automjetet na i morën, traktorit, kultivator e kamionët, shumë qytetar u ndalen për kontrollë në doganë, dhe u plaçkitën !
Aty, në doganë, disa u morëm në pyetje nga oficerët e ushtrisë serbe! Një pjesë e qytetarëve mbeti në zonën ku kontrollohej nga forcat serbe! Largimi për Maqedoni u bë vetëm me 15 prill!
Qytetarët Përlepnicës dhe të dy Kosaqeve, u shpërndan në të gjitha kampet e Maqedonisë! Pas kësaj golgote, të këtyre dy shpërnguljeve të dhunshme, vlenë të përmenden personat, të cilët u angazhuan duke rrezikuar jetën, që përlepnicasit mos ishim të masakruar!
Prandaj, në emër të Këshillit për Emergjencë të Përlepnicë, falënderoj: Arsimtarin Shefik Shaqiri, imamin e xhamisë se Përlepnicës hoxhë Avdylhakim Shaqiri të cilit me 6 prill morën një barrë të rëndë, duke udhëhequr të dëbuarit nga vendlindja e Përlepnicës!
Njashtu, falënderim për Kimistin e diplomuar Rexhep Mehmetin i cili rrezikoj jetën, për ta nisur kolonën drejtë Glloboçicës me 14 prill! Ky veprim i Rexhep Mehmetit, atë natë na shpëtojë nga një masakër nga paramilitarët!
Njashtu falënderoj edhe Avdylqerim Fazliu, i cili fotografoi kolonën, duke rrezikuar veten, por, sot këto fotografi flasin sa mijëra fjalë! Njëherit, falënderoj, familjet që strehuan refugjatët nga Drenica, si dhe ato familje që më automjetet e tyre i bartën refugjatët që ishin në kolonë me ne! Këta refugjat nga Drenica, e përjetuan me ne, të dy dëbimet me 6 dhe 14 prill 1999!
Krejtë në fund, i falënderoj përlepnicasit, të cilët ishin të gatshëm në çdo moment, t’ju japin ndihmë bashkëvendëseve në kolonë, dhe në çdo rast, si dhe ndihmat që iu dhanë gjatë tërë kohës, për familjet e refugjatëve nga Drenica!
Përlepnicasit, në dy raste të dëbimit –shpërnguljes, gjatë ballafaqimit me milicin, paramilitarët dhe ushtar serb, nuk dhanë emra të kryetarëve dhe kryesive të partive, por,as të kryetarit apo ndonjë anëtari të Këshillit për Emergjencë!
Bashkimi i jonë, në momente më të vështira dha rezultate, që do të jetë shembull për pasardhësit tanë! Këtu vlejti maksima, “Një për të gjithë, të gjithë për një “! Kjo, edhe njëherë tregojë se, kur jemi kompakt, s’ka forcë që na thyen! Prandaj, ne përlepnicasit nuk harrojmë, por, edhe nuk do të falim!.