Në parg të festës së shumëfishtë kombëtare, 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, përfaqësues dhe anëtarë të SHKA ‘Sofra Pejane’ dhe SHKA ‘Përparimi’ kanë vizituar sot Prekazin me çrast kanë bërë homazhe dhe nderime tek varri i kryekomandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Poashtu ata kanë vizituar edhe kullat e Jasharajve si dhe Muzeun, ku kanë parë nga afër armët, kujtimet dhe gjendet familjare të Jasharajve, nga dita kritike e luftës së ashpër deri në sakrificë.
Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen zyrtare në facebook.
Postimi i plotë:
‘Meka dhe Vatikani i kombit shqiptarë, Prekazi heroik – familja Jashari’
Në prag të festës së shumëfishtë kombëtare, 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, përfaqësues dhe anëtarë të SHKA ‘Sofra Pejane’ dhe SHKA ‘Përparimi’ vizituan kryeqendrën e lavdisë dhe sakrificës deri në vetflijim kolegtiv!
Vizitë Kullave dhe Muzeut – Homazhe dhe Nderime tek varrezat!
Lavdi dhe Gëzuar festat!’ -shkruan SHKA ‘Sofra Pejane’./RADIO 1/