REAGIM ndaj kandidatit per kryetar te komunës Z Arsim Ademi
Mbrëmë në Kanal 10 , z.Ademi ka potencuar shpifje ndaj meje, si duket i paska djegur që jam asambleisti më i votuar në historinë e zgjedhjeve ne Viti.
Zoti Ademi, unë jam Sokol Shaqiri që pas shkollimit te mesëm jam detyruar me leshu vendin dhe u strehova te vëllezërit e mi ne Gjeneve te Zvicrres dhe nga ai moment e deri më sot pa rreshtur kam ndihmuar me familjen time Terpezen ku jam lindur, Vitin ku jam shkolluar dhe Kosovën ku zoti me dha epitetin SHQIPËTAR.
Duke qenë modest po permendi nga 3%, ndihma Drenices, fonde te llojllojshme para, gjatë dhe pas luftës me gjithë familjen Shaqiri dhe shokë kemi dhënë pa ja nda dhe jam krenar, nga pas lufta e kendej nuk di a ka ndonjë aktivitet humanitarë që nuk kemi marre pjesë edhe ate duke nda të mirat nga familja ime per ata që kanë nevojë: presidences Rugova, xhami, rruge, trotuare, shtepi , miell, ushqime, ndihma emergjences ne Viti e shumë e shumë tjera që po me vjen keq me permend, se i kam dhenë per zot e për ATDHE.
Ne Zvicërr kam firmen time dhe bashkpunoj me shume pronarë tjerë, e sidomos me kusherinj dhe fal punes, dijes dhe djerses time dhe duke ju falenderu zotit,jam shume i lumtur ku jam.
I nderuar kandiat, une të gjitha te mirat e zotit i kam me qenë rehat ne Zvicer, por nostalgjija dhe dashuria per vendlindjen me shtyn që te angazhohem edhe tutje dhe u pa rezultati i punes 30 vjeqare, duke me shperblyer qytetarët me votë dhe tani jam më votuari dhe jam krenar dhe shumë falënderues ndaj bashkëqytetarëve të mi.
Une asnje votë nuk e kam marrë duke i ofenduar te tjeret, por i kam marre nga vleresimi i votuesve dhe vlerësimi i tyre ishte ky rezultat që eshtë.
Kandidat i nderuar, ju kisha lut që të mos mirreni me mua, as të më ofendoni, sepse nuk ju kam borgj asgjë.
Ashtu sikur ju, edhe unë isha në garë. Unë fitova duke falënderuar qytetarët nga zemra, edhe ju e keni këtë mundësi, mundohuni të fitoni me nder, duke i bindur qytetarët se e meritoni votën e tyre, e jo duke ofenduar të tjerët të ngritni veten.
Me respekt,
Sokol Shaqiri