Në garat ndërkombëtare të solokëndimit “Stojan Stojanov Gančev” që mbahen çdo vjet në Zagreb të Kroacisë, ka konkurruar edhearat ndwrkombwtaree Zagreb
solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani. Ajo garoi online në kategorinë III/B dhe u shpërblye me çmimin e parë. Sadiku ka thënë se ndihet tejet e lumtur që doli fitimtare në këto gara me mjaft nam në qytetin e Zagrebit.
Elona Sadiku në këtë garë është paraqitur me “O mio Fernando” (La Favorita) të Gaetano Donizzeti, “Ascolata! Se Romeo t’uccise un figlio” (I Capuleti e i Montecchi) të Vincenzo Bellini, “Im Westen” të Robert Schumann, “N’mes dashurive” të T. Zadeja dhe “Bylbyli” të Limoz Dindari.
Ajo ka falënderuar profesoreshën e saj Merita Juniku për përkrahjen dhe profesorin Agron Shujaku për përcjelljen në piano.