Janë publikuar rezultatet e sondazhit nga OMNIBUS Consulting që realizohet çdo tre muaj, në RTV Dukagjin në emisionin Debat Plus.
Pyetja nga ta ka qenë: ‘Nëse këtë të diele do të mbaheshin këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parlamentare, a do të votonit?’
Sipas këtij sondazhi 50.7% kanë thënë se do të dilnin në zgjedhjeve, 31.9 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.8 % më gjasë nuk do të votoja, 7.4 % definitivisht kanë thënë se nuk do të votoja, 4.6 % kanë thënë se nuk e din dhe 1.6 % nuk kanë refuzuar të përgjigjen.
Pas kësaj ky sondazh ka nxjerr edhe pyetjen nëse cilën parti politike do ta votonin.
‘Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit?’ – ishte pyetja.
Rreth kësaj qytetarët kanë deklaruar se Lëvizjen Vetëvendosje do ta votonin 42.6%. Duke u radhitur e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës 19.8%, Partia Demokratike e Kosovës 19%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.3%, Lista Serbe (LS) 3.4%, Tjetër 3.4 %, Lista GUXO 1.3 %, NISMA Socialdemokrate 2%, Aleanca Kosova e Re 0.2%, Alternativa 0.2%.
Ndërkaq, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit? Sipas gjinisë për LVV-në 44.1% janë gra ndërsa, 41.1% janë burra, për LDK-në 20.6% gra, ndërsa 19.1 janë burra, për PDK-në 17.7 % janë gra, ndërsa 20% janë burra, AAK-në 7.7% gra, kurse 7.2% janë burra, për ndonjë parti tjetër janë 2.4% gra dhe 4.3 janë burra, e për Listën Serbe 3.8% gra, e ndërsa 4.8% janë burra, NISMA ka 2.2% votues gra, e 1.9% burra, Lista Guxo 1%, kurse 1.4% janë burra, ndërsa për AKR-në 0.5% dhe për Alternativën 0.2% pa ndarje sipas gjinisë.