Televizioni i njohur, Klan Kosova ka realizuar një sondazh të ri në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.
Në sondazhin e publikuar pak momente më parë në emisionin Rubikon, në pyetje “Kë do ta votoni në Zgjedhjet Parlamentare”, partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 41.10 përqind, transmeton Indeksonline.
E dyta është PDK me 20.80 përqind, e treta LDK me 15.70 përqind. Ndërsa AAK 8.60 përqind, kurse Nisma nuk e kalon pragun, sipas këtij sondazhi do të ketë vetëm 2 përqind, kurse Inciativa e Vjosa Osmanit do të marr vetëm 3.20 përqind. /Indeksonline/