Sot në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, është publikuar një sondazh i realizuar nga PIPOS. Ky sondazh ka nxjerrë rezultate që tregojnë rritje të madhe të LDK-së.
Sipas këtij sondazhi LDK, brenda një periudhe prej 6 muajsh ka pasur ngritje të madhe, ku është dyfishuar me pëlqyeshmëri.
Ndërkohë në pyetjen për liderin e preferuar, prapë rritjen më të madhe të popullaritetit e ka Abdixhiku i LDK-së.
Sipas këtij sondazhi, partia në pushtet LVV, tashmë ka humbur një të tretën e përkrahësve; ndërkohë që PDK mbetet e treta duke u pasuar nga AAK, NISMA dhe e fundit lista GUXO me më pak se 1 përqind.
Në këtë sondazh, qytetarët u pyetën edhe se kë do ta votonin nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Nga këto matje doli se 38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen, partia e dytë është radhitur LDK-ja me 25.12% dhe e treta PDK-ja me 21.35%.
AAK-ja është e katërta me 11.97%.
Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë.