Sondazhi i RTV Dukagjini e ka nxjerr fitues të madh nënkryetarin e parë të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili do të fitojë pa balotazh në garën për Gjilanin më 17 tetor.
Sipas këtij sondazhi, Lutfi Haziri do të marrë 50.9 për qind të votave, ndërkohë që Alban Hyseni 43 për qind.
Moderatori Ermal Panduri, në emisionin Debat Plus, ka thënë se sondazhi është porositur nga RTV Dukagjini, ndërsa e ka realizuar kompania e specializuar dhe kredibile Ubo Consulting.