Partia e Shpend Ahmetit nuk po mund të këndellet. PSD edhe në sondazhin e fundit ka dalë me 2.4 për qind të përkrahjes popullore në Kosovës. Ky sondazh e ka nxjerr të parën LDK’në, VV’në të dytën dhe PDK’në të tretën. Mirë në këto matje ka dalë edhe Partia e Fatmir Limajt e cila do ta kalonte pragun
Partia e Albin Kurtit e ka nxjerr keq Partinë Socialdemokrate të Shepnd Ahmetit në përkrahjen popullore. Aktualisht, sipas sondazhit të VV’së, PSD ka vetëm 2.4 për qind përkrahje popullore në Kosovë.
Sondazhi e ka nxjerr mirë Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka renditur të parën me një diferencë prej gati 4 për qind në raport me Vetëvendosjen.
LDK ka dalë 21.2 për qind, VV 17.7. Partinë e tretë e ka nxjerr PDK’në e Kadri Veselit me 16 për qind.
Mirë në këto matje ka dalë edhe Partia e Fatmir Limajt e cila llogaritet se mund të kalojë pragun e vetme. Është vlerësuar me 4.9 për qind të përkahjes popullore.
Keq në këto sondazhe ka dalë Partia e Kryeministrit Ramush Haradinajt, AAK’ja. Kjo parti, po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielën, do të votohej prej më pak se dhjetë për qind të votuesve.
Partia e Pacollit, si zakonisht, ka dalë me 1.2 për qind.
Alternativa e Mimoza Kusarit s’i ka marrë as një për qind.
Po ashtu, VV, përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet e një anketimi ku Albin Kurti ka dalë të jetë lideri më i përshtatshëm për kryeministër të Kosovës.
Sipas rezultateve të prezantuara nga VV, 19.7% e të anketuarve preferojnë Kurtin për kryeministër, i cili pasohet nga Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9% dhe Isa Mustafa me 13.2%. Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Mimoza Kusari dhe Behgjet Pacolli radhiten të fundit me 4.4%, 4.3%, 2.3%, dhe 1.4 % respektivisht.