Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të luhet ndeshja Kosovë-Mali i Zi.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për kualifikimin për Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”.
Kosova duhet me patjetër ta fitoj këtë përballje për të mbetur në garë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se duhet të fitojnë me Malin e Zi.
Tani gjërat janë komplikuar paksa për Kosovën pas fitorës së Çekisë ndaj Anglisë.
Kosova deri në fund të kampanjës kualifikuese pas Malit të Zi do t’i ketë edhe dy përballje tjera, ndaj çekëve me të cilët do të jenë konkurrentë të drejtpërdrejtë për kualifikim dhe ndaj anglezëve.
Në rast se fitojnë sot “Dardanët” do t’i rrisin gjasat për të ecur tutje.