Sonte duke filluar nga ora 18:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ndezën qirinj në nderim të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu shkruan Radio Star.
Kryetari i Kuvendit komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka ftuar qytetarët ti bashkohen kësaj thirrje dhe të nderojnë të riun nga qyteti i Podujevës, i cili ndërroi jetë pasi dy të rinjë sulmuan atë me shufra të bejsbollit.
Te dashur qytetarë,
Sot më datë 25 janar 2024, ftoheni për pjesmarrje në ndezjen e qirinjëve për vrasjen barbare të rastit të djaloshit të ri nga Podujeva, i ndjeri Lulzim Fejzullahu.
Ngjarja mbahet në ora 18:00 tek pllatoja e Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Ju faleminderit!