Sonte në Gjilan: “Stand Up Comedy Night” sjell të qeshura në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona”, sonte nga ora 22:00, në Parkun e Banjës në Gjilan do të mbahet “Stand Up Comedy Night”.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje plot humor me Avni Shkodrën, Esat Shabanin, Hasim Spoi Memishin, Kushtrim Qerimin dhe Valina Muçollin.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe mërgimtarët t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje argëtuese, e cila premton atmosferë të veçantë dhe shumë të qeshura.

