SC Gjilani sonte zbret në fushë për një përballje të rëndësishme ndaj FC Ballkanit, në stadiumin me bari sintetik, me fillim nga ora 19:00.
Skuadra gjilanase hyn në këtë takim me synim të qartë: fitoren dhe tri pikët, në mënyrë që të vazhdojë luftën për kreun e tabelës pa lejuar një hap fals.
Nën drejtimin e trajnerit Debatik Curri, Gjilani kërkon të tregojë karakter dhe të marrë maksimumin nga kjo përballje, përballë një kundërshtari të fortë si Ballkani.
Atmosfera pritet të jetë e veçantë, pasi ndeshja zhvillohet nën dritat e reflektorëve, ndërsa vëmendja e tifozëve do të jetë e përqendruar te stadiumi i qytetit.
Gjilani – Ballkani, ora 19:00. Një përballje ku çdo pikë ka peshë të madhe në garën për kreun e tabelës.









