Sot në orën 20:00, do të fiken dritat nëpër shtëpitë e familjeve kosovare, për dy minuta.
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Laë Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD do të shënojnë sot Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Me këtë rast në ora 20:00 do të mbahet një aksion simbolik, ku të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për dy minuta, në shenjë solidarizimi me familjet e 1.644 personave ende të pagjetur tash e 20 vjet.