Teatri i Gjilanit sjell këtë javë tri shfaqje të fuqishme, tri botë krejtësisht të ndryshme dhe tri emocione që vijnë njëra pas tjetrës.
• Sonte, e martë, 9 dhjetor – “Njeriu prej Jastëku”
Një udhëtim tronditës mbi dhunën, imagjinatën dhe fuqinë e tregimeve.
• Nesër, e mërkurë, 10 dhjetor – “Djali”
Një histori e thellë mbi prindërimin, fajin dhe përpjekjen për të kuptuar brishtësinë njerëzore.
• Pasnesër, e enjte, 11 dhjetor – “God Bless America”
Një komedi e zezë që vë në shënjestër absurditetin e shoqërisë moderne.
✨ Tri net, tri rrëfime, tri përvoja që nuk duhen humbur.
🎟️ Ju mirëpresim në Teatrin e Gjilanit për ta mbyllur javën me art. Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n’Teatrin e Gjilanit.
Sepse teatri t’jep shumë dashuri ❤️

