Sonte, e hënë, prej orës 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të kemi duelin e dy skuadrave, FC Drita, kampionia e Kosovës dhe FC Prishtina, fituesja e Kupës, ballafaqim ky për trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.
Pritet të ketë interesim për këtë ballafaqim të dy skuadrave të mëdha që i ka Kosova, kurse nga Federata e Kosovës është bërë me dije se çdo gjë është gati për këtë ndeshje të Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s.
Përndryshe, tifozët e të dyja skuadrave pritet t’i japin sonte përkrahje skuadrës së tyre të zemrës, që kur ta nisin ediconin e ri të garave, ta kenë një trofe në vitrinat e klubit, siç është Superkupa e Kosovës.