Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.
Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.
Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.