Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës.
Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë.
Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës.
Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.