Sot bëhen 23 vjet nga Masakra e Reçakut ku mbetën të vrarë 45 shqiptarë nga forcat serbe.
Për të shënuar këtë ditë, presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeparlamentari Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu, nga ora 11:00, kryeministri Kurti Kurti, organizon ceremoni në nderim të viktimave.
Ndërkaq, në Biblotekën Kombëtare do të hapet ekspozita kolektive me fotografi të Masakrës së Reçakut ku do të marrin pjesë të tre krerët e shtetit.
Me rastin e 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhen homazhe dhe më pas bëhet edhe ndezja e flakadanëve.
Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.