Sot ATRC ka mbajtur aktivitet promovues për prezantimin e mbështetjes në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurrueshmërisë përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale” dhe pjesëmarrja në Grupin e Fokusit të planifikuar. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë rreth projektit, mënyrat e bashkëpunimit, përfitimet nga projekti si dhe kriteret për përfshirjen e produkteve artizanale në katalogun e dyqaneve online. Poashtu, sot është organizuar edhe mini panairi i prodhimeve artizanale ku janë prezentuar këto produkte.
ATRC në partneritet me Shoqatën e Bizneseve dhe Konsulentëve KREACIJA dhe Shoqata për Iniciativat e Zhvillimit ZENITH nga Maqedonia po zbatojnë projektin për të mbështetur produktet artizanale dhe qasjen e tyre në tregjet e eksportit përmes shitjeve në internet. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe fokusohet në mbështetjen e artizanateve, në veçanti zejtarisë, në rajonet kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë përmes asistencës për të zhvilluar aftësinë e eksportit të mjeshtërve lokal dhe mikro-ndërmarrjeve.