Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet ditën e sotme (e enjte) me dy ndeshjet e fundit, e që kanë vëmendjen kryesore të kësaj xhiroje, shkruan Demokracia.com.
Gjilani dhe Drita e zhvillojnë derbin më të madh të futbollit kosovar në stadiumin me bari sintetik nga ora 13:00.
Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.