Xhiroja e 16-të e elitës së futbollit kosovar sjellë sot një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni ndërmjet skuadrave që po luftojnë fuqishëm për titullin kampion, Dritës dhe Ballkanit.
Bardhekaltërit dhe portokallezinjtë zbresin sot në fushën e stadiumit në Gjilan për t’u ndeshur për herë të dytë për këtë sezon, ku rezultati mund të ndryshojë liderin e klasifikimit.
Suharekasit kryesojnë në renditje me 35 pikë, dy më shumë se gjilanasit që kanë 33, e që me një fitore eventuale sot do të ngriteshin në pozitën e parë.
Për t’u theksuar fakti që të dy skuadrat e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, ku Drita luan në udhëtim ndaj Prishtinës ndërsa Ballkani është vendës i Gjilanit.
Dueli fillon prej orës 13:30 dhe gjykohet nga Dardan Çaka.