Intervale me diell nuk do të mungojnë ditën e martë, kryesisht paradite.
Gjatë ditës siç njofton Prishtina Weather, vranësira shtrihen mbi vend, kur edhe shfaqen kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale 14C deri 17C, ndërsa ato maksimale mbesin ende të larta ndërmjet 28C e 30C.
Intervale më të gjata me diell do të kemi të mërkurën, e të enjten edhe vransira kalimtare.
Aty këtu priten edhe kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu. Nga dita e premtë parashihet mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në mesjavë luhaten ndërmjet 26C e 28C, e deri të shtunën shënojnë rritje edhe mbi 30C.