Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
Ky afat ishte hapur në fund të gushtit e më pas ishte shtyrë deri më 26 dhjetor, ndërsa në mbledhjen e fundit përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, ka kërkuar që ky afat të zgjatet edhe për tre ditë.
Unë mendoj që ekzistojnë të gjitha parakushtet që ne t’u ofrojmë qytetarëve, në këtë rast votuesve tanë që ndodhen jashtë vendit, t’u ofrojmë hapësirën e mjaftueshme që ata të mund të aplikojnë per t’u regjistruar si votues jashtë vendit, për faktin se për ditë me radhë kemi pasur prishje n rrymë gjatë kësaj periudhe pra ata s’kanë mundur me ushtru këtë drejtë, tjetra shtë kur është bërë bar Pra ky është aspekti teknik që ekziston si fakt, tjetra është që shtyrja deri më 29 nuk e pengon asnjë afat tjetër. Patjetër që është i paraparë në planin operative”, tha ai.
Anëtari i KQZ’së nga radhët e PDK’së, Arianit Elshani, tha se ditëve të fundit ka pasur numër më të madh të kërkesave për t’u regjistruar.
“Flasim për shifra rreth3700-3500Në ditë”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje, ku njëra nga pikat e rendit të ditës është njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimi.
Pritet të shihet nëse KQZ do ta zgjasë këtë afat.
Deri më tani janë mbi 70 mijë kërkesa të aprovuar.