Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot pritet të mbajë situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike.
Gjatë ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët dhe me diell, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 2C deri 7C, e maksimalet luhaten ndërmjet 16C e 20C,
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.