Kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri, ka shpallur ditën e sotme dite zie në nderim të familjes Bllaca, pas tragjedisë së rëndë të së martës, me ç’rast u shua familja pesë anëtarëshe Bllaca.
“Me këtë rast, kryetari Haziri ka njoftuar se ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për këtë ditë, si dhe do të vendosen flamujt në gjysëm shtizë, në të gjitha institucionet komunale”.