Kryetarja e Parlamentit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbahet seancë lidhur me çështjen e presidentit,shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, , me fillim nga ora 17:00.
“Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit do të mbahet të hënën, më 27.04.2026, në orën 17:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit. Rendi i ditës është i bashkëngjitur.”
Megjithatë, partitë opozitare thanë se nuk kanë marrë asnjë njoftim apo informacion për mbajtjen e një seance të tillë.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar lidhur me këtë çështje.
Njëjtë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila u shpreh prerazi; “nuk ka seancë për presidentin”./gazetametro.net/

