Në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës, sot Drita përballet me Suharekën. Pas humbjes ndaj Malishevës, gjilanasit synojnë të rikthehen te fitorja për të ruajtur epërsinë prej 10 pikësh ndaj ndjekësit Ballkani.
Trajneri Zekirija Ramadani në konferencën për shtyp tha se përballen me një kundërshtar me përvojë, por theksoi se fokusi i tyre është te fitorja: “Ne gjithmonë shikojmë punën tonë. Objektivi janë tre pikët dhe nuk guxojmë të gabojmë.”
Ndeshja zhvillohet në Suharekë, nga ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit.