Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot, transmeton Sinjali.
Sipas IHMK-së, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
“Kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.