Sot Policia e Kosovës ka shënuar 19 vite që nga formimi, me rastin e kësaj dite do të zhvillohet ceremonia zyrtare në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Për shënimin e 19-vjetorit të Policisë së Kosovës, do të organizohet sot një ceremoni në të cilën do të marrin pjesë drejtues të lartë shtetëror.